Bruksel: Fyle nesër takohet me Zaev

Kryetari i partisë opozitare Zoran Zaev së bashku më zëvendësen e tij Radmilla Shekerinska nesër në Bruksel do të takohet me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Petar Stano ka deklaruar se euro-komisari për zgjerim, në ditë feste do të takohet me dyshen udhëheqëse të partisë më të madhe opozitare në vend.

“ Kjo është pjesë e kontakteve të vazhdueshme që euro-komisari Fyle i ka me vendet që synojnë anëtarësimin  në BE. Në agjendën e komisarit nuk shoh ndonjë takim tjetër me politikan të IRJM-së gjatë ditëve në vijim, por definitivisht do ti ketë më shumë gjatë këtij viti e cila do të jetë intensive, deklaroi Stano.

Zëdhënësi nuk ka zbuluar se çka do të bisedohet në këtë takim por është e qartë se tema kryesore do të jenë eurointegrimet dhe roli i opozitës në këtë drejtim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button