fbpx

KM Liria nisi përgatitjet dimërore

Shumë pakë kohë kishin mundësit e KM Liria për të pushuar, duke marrë parasysh se tani do të fillojnë gara të ndryshme si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Pikërisht sot mundësit e KM Liria së bashku me trajnerët Lulzim Vrenezi, Sedat Baftiu dhe Ramadan Shabani kanë udhëtuar në malet e Kitkës, më konkretisht në Villa Princ – Alldinc, ku do të qëndrojnë deri më 13 janar, për të akumuluar forcë të re dhe të jenë të gatshëm për sfidat e reja që i presin gjatë këtij viti.

(KM Liria para nisjes për në përgatitjet dimërore)

Kryetari i KM Liria, Betim Vrenez është shprehur i kënaqur për kushtet që i janë ofruar klubit në prag të këtyre përgatitjeve. “Fillimish dua të uroj ekipin për fillimin e sezonit, këto përgatitje do të ndikojnë dukshëm në nivelin dhe cilësinë e stërvitjeve, pasi që kushtet që ofrohen në malet e Kitkës dhe në Villa Princ – Alladincë, janë ideale që mundësit të mbledhin forcë për sezonin e ri. Publikisht falënderoj të gjitha ata që na ndihmuan në këtë kamp stërvitor. Ne kemi bërë që të gjithë mundësit të jenë të veshur dhe me garderobëtë re sportive dhe që është adekuate për sezonin dimërorë. Kushtet janë mbi nivel dhe nuk duhet të mungojnë rezultatet”, ka thënë enkas për “Portalb” Vrenezi.

KM Liria në vitin që lamë pas ishte një nga skuadrat më të mira në Maqedoni duke arritur që në fund të del e dyta në kategorinë e seniorëve, ndërsa me të rinjtë u shpallën kampion të Maqedonisë. Gjithashtu edhe në konkurrencë individuale ishte e pa konkurrencë, por edhe në arenën ndërkombëtare ngadhënjeu me Jasin Rexhallari dhe Elmedin Sjefullahun. 
Këto janë përgatitjet dimërore që do të shfrytëzohen edhe për kampionatin zgjedhorë që pritet të zhvillohet në këtë vit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button