Detaje: Uji në Tetovë nuk është i ndotur dhe mund të pihet! (Dokument)

“Në Tetovë uji për pije, nuk është i ndotur dhe është i sigurt për shfrytëzim”, kështu deklaron për Portalb.mk  specialisti për higjienë dhe ekologji shëndetësore, i punësuar në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, dr. Ratko Davidovski, në lidhje me çështjen e pastërtisë së ujit, pasi që disa media njoftuan se është i rrezikshëm për përdorim.

“Uji më parë ka qenë i ndotur vetëm në rezervuarin e Kodrës së Diellit dhe jo në të gjithë Tetovën, por edhe atje është rregulluar dhe tani është i sigurt dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, shprehet shkurt për Portalb specialisti, Davidovski.

Portalb, nga Qendra për Shëndet Publik ka siguruar raportet e testimit të ujit nga ana e këtij institucioni, në të cilat mund të shihen në mënyrë të detajuar rezultatet e testimit të bërë më 25 korrik të këtij viti.

Institucioni në fjalë, ujin e ka testuar në katër vende të Tetovës, edhe atë te “Xhamia e Drenovecit”, te Fontana përpara “Ohridska Banka”, te Kopshti i Fëmijëve “Teteks” dhe tek Ambulanca që gjendet te “Monopoli”.

Sipas raportit, në të gjitha vendet uji për është i mirë për pije dhe ashtu siç shkruan në raport, “sipas parametrave të testuar uji është NË RREGULL sipas: Rregullores për Siguri të Ujit (Gazeta Zyrtare e RM-së. N 46/08)”.

Kryeshefi i Ndihmës së Shpejtë të Tetovës, Gëzim Nuredini, në një prononcim për Portalb.mk i pyetur se a ka raste të paraqitjes së personave të cilët janë ankuar për helmim nga uji, i njëjti thotë se nuk ka pasur raste, përveçse atyre që janë ankuar prej ushqimit.

“Këtë muaj ka paraqitje të njerëzve të cilët ankohen nga helmimi, por zakonisht ato vijnë si rezultat i konsumimit të ushqimit, doner, hamburger, akullore etj. dhe jo nga uji. Paraqiten 3 ose 4 persona në ditë, megjithatë ndonjë numër alarmant nuk ka që të shpallet epidemi”, thotë Nuredini, duke apeluar deri te të gjithë qytetarët që në këto ditë të nxehta të përdoren sa më shumë lëngje, ushqime të lehta, dhe t’i mënjanohen qëndrimit të panevojshëm në diell.

Nga NPK Tetova, gjithashtu njoftojnë se sipas rezultateve të marra, është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.

Raportet e testimit të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, mund t’i shihni më poshtë:

Te “Xhamia e Drenovecit
Te “Xhamia e Drenovecit
Te “Xhamia e Drenovecit
Te “Xhamia e Drenovecit
Te Fontana përballë “Ohridska Banka”
Te Fontana përpara “Ohridska Banka”
Te Fontana përpara “Ohridska Banka”
Te Fontana përpara “Ohridska Banka”
te Kopshti i Fëmijëve “Teteks”
Te Kopshti i Fëmijëve “Teteks”
Te Kopshti i Fëmijëve “Teteks”
Te Kopshti i Fëmijëve “Teteks”
Tek Ambulanca që gjendet te “Monopoli”
Tek Ambulanca që gjendet te “Monopoli”
Tek Ambulanca që gjendet te “Monopoli”
Tek Ambulanca që gjendet te “Monopoli”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button