Gosfest, u mbajt manifestimi letrar “Vardar – rrjedhin vargje”

Me pjesëmarrje të poetëve nga mërgata shqiptare dhe poetëve nga rajoni i Gostivarit dhe Tetovës, të dielën në mbrëmje u mbajt edicioni i dytë i natës së poezisë “Vardar – rrjedhin vargje”, që realizohet në kuadër të manifestimit dedikuar ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje“Gosfest”.

“Në prani të dashamirëve të fjalës së bukur shqipe, në një ambient të mrekullueshëm në mjediset e amfiteatrit  veror të qytetit përreth lumit Vardar, poetët pjesëmarrës prezantuan poezitë e tyre, ndërkohë që u promovuan edhe titujt e rinj të autorëve  Besim Xhelili dhe Dani Kosumi”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Xhelili promovoi romanin “1803”, dhe përmbledhjen poetike “Dallgë në Zemër, ndërsa krijuesi Kosumi promovoi librin e me poezi “Malli i Dashurisë”.

Me praninë e tyre, manifestimin e nderuan poetët: Miradie Maliqi, Hasan Qyqalla, Dani Kosumi, Besim Xhelili, Sadije Aliti, Raim Kamberi, Sulejman Mehazi, Lulëzim Haziri, Sefer Selimi dhe Selim Çerkezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button