Ivanovski: 2014-ta, viti i 4G teknologjisë

Ministri për informatikë dhe administratë Ivo Ivanovski, premton se ky vit do të mbahet mend me atë se rrjeti i telefonisë celulare bëhet gjithnjë e më i shpejtë.

Bëhet fjalë për teknologjinë 4G  e cila premton shpejtësi më të madhe se sa rrjeti ekzistues 3G, pra për shkarkime dhe navigime më të shpejta në pajisjet e reja elektronike e cila do te siguroje me shume benifite  shfrytëzuesve por edhe operatorëve ne Maqedoni.

‘Shpresojmë se viti 2014 do të mbahet mend si vit kur 4G teknologjia hyn në fuqi në Republikën e Maqedonisë. Do të fokusohemi edhe në legjislativen e re e cila është momentalisht në përgatitje si Ligj për komunikime elektronike ku mbrojtja e të dhënave të shfrytëzuesve do të jetë më serioz’ tha Ivanovski.

Ministri gjithashtu thotë se do të përqendrohen që sistemi elektronik mes institucioneve të përmirësohet dhe qytetarët të mos vrapojnë nga një sportel në tjetër për të marrë dokumentet e duhura.

‘Ky vit do të jetë viti më i rëndësishëm për ti lidh institucionet në mënyrë elektronike, ku do të mund të kenë shpërndarje të dhënash në mënyrë më efikase mes tyre që të mund qytetarët ti marrin të gjitha të dhënat në një sportel ose eventualisht për shërbime të reja elektronike që qytetarët mund ti marrin në një kompjuter’ tha Ivanovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button