PEPR: 2 gushti të shënohet si dita e holokaustit të romëve

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve kujton se nesër, më 2 gusht, është dita për shënimin e gjenocidit nazist ndaj romëve që është bërë në Sobibor, Belzec dhe në Hodinon, transmeton Portalb.

“Atje pushon hiri i shumë vëllezërve tanë. Sipas vlerësimeve Gjermaniza naziste në periudhën prej 1939 deri më 1944, ka vrarë gjysme million romë nga Europa. Kjo është dita, që çdo romë duhet ta dijë për t’u dhënë respekt viktimave, 71 vjetori i gjenocidit mbi romët. Ne si parti kërkuam nga Komisioni për kulturë në Kuvend që kjo ditë të shënohet si dita e holokaustit të romëve, por fatkeqësisht ende nuk është pranuar. Shfrytëzojmë rastin të urojmë edhe festën e Ilindenit, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa dallim feje, është festë e Maqedonisë, ndërkaq Maqedonia jemi të gjithë ne”, thuhet në reagimin e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button