Leonard Kallaba kthehet në Shkup, te Metalurgu

Futbollisti i repartit defensivë, Leonad Kallaba pas nj sezoni të suksesshëm me KV Vëllazërimi të Kërçovës, ka vendosur që përsëri të kthehet në Shkup, por kësaj radhe duke veshur fanellën e KF Metallurgut, skuadër kjo që sezonin e kaluar ishte pjesë e Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa këtë sezon do të luaj një kategori më poshtë.

Futbollisti shkupjan i cili kishte paraqitje të mrekullueshme me ekipin e Vëllazërimit, ka thënë se kushtet që i ka ofruar klubi i Metalurgut ka qenë shkak që ai të pranojë ofertën e “xehetarëve”, për të vazhduar një sfidë te re.

“Ata shprehën interes të bashkëpunojnë me mua. Metalurgu ka ekip relativisht të re por shumë cilësore. Kushtet për punë janë fenomenale dhe pranova t’i bashkohem ekipit shpresoj dhe besoj që me përvojën time t’ju ndihmoj në qëllimet e tyre si ekip. I falënderoj për besimin e dhënë dhe shpresoj që tua shpaguaj me paraqitje sa më të mira dhe profesionale”, ka thënë Kallaba për Portalb.mk.

Lenoard Kallaba është një nga futbollistët cilësor në vend që ka luajtur me shumë skuadra në elitën e futbollit të Maqedonisë. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button