Gjashtë librat më të shtrenjtë në botë

Ashtu si pikturat, edhe librat dinë të kenë çmime marramendëse. Më poshtë mund do të gjeni gjashtë librat më të shtrenjtë në botë.

“The Codex Leicester” – Leonardo da Vinçi, 30.8 milionë dollarë

72 faqe të mbushura me dorëshkrime të mendimtarit të madh. Libri përmban teoritë e tij mbi çdo gjë, që nga fosilet te astronomia. Dorëshkrimi ishte blerë për herë të parë në vitin 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë “Earl & Leicester”, pastaj në vitin 1980 u ble nga koleksionisti i artit Armand Hamer. Në vitin 1994, Bill Gates e bleu në një ankand për 30.8 milionë dollarë, duke e bërë librin më të shtrenjtë në botë.

“Ungjijtë, Urdhri i Shën Benediktit” – Henry Lion, 11.7 milionë dollarë

I porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në katedralen “Brunswick”, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në vitin 1983 për 11.7 milionë dollarë. Libri ka 266 faqe, 50 prej të cilave me ilustrime. Konsiderohet një kryevepër e shekullit të 12-të.

“Zogjtë e Amerikës” – James Audubon, 11.5 milionë dollarë

Në vitin 2000, një kopje e këtij libri u shit për 8.8 milionë dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër për 11.5 milionë.

“The Canterbury Tales” – Geoffrey Chaucer, 7.5 milionë dollarë

Një botim i parë i shekullit të 15-të është shitur për 7.5 milionë dollarë në Londër.

“Folio i parë” – William Shakespeare, 6.1 milionë dollarë

Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, e bleu një kopje në Nju Jork.

Bibla – Gutenberg, 4.9 milionë dollarë

Një kopje e Biblës së Gutenbergut është shitur në vitin 1987, për një shumë rekord 4.9 milionë dollarë, në Nju Jork.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button