fbpx

Blatter kritikon publikisht Brazilin

Nuk mund të duroj më shumë as presidenti i Fifa-s, Sepp Blatter i cili ka kritikuar publikisht Brazilin mikpritës i Kupës së Botës 2014 për dështimin në respektimin e afateve për organizimin e Botërorit.

“Brazili tani ka arritur të kuptojë se filloi shumë vonë përgatitjet”, transmeton Zyrtare.com

“Ky vend është vonuar më shumë nga gjithë të tjerët për sa i përket organizimit të Kupës së Botës që kur unë jam president, ata kishin 7 vjet në dispozicion për tu përgatitur”, tha Sepp Blatter.

Shumë stadiume ku do të zhvillohen ndeshjet, përfshirë këtu edhe stadiumin e Sao Paolos ku dy punëtorë humbën jetën në Nëntor, nuk u kompletuan në afatet e caktuara nga Fifa.

Lajme të ngjashme

Back to top button