Blero reagon pas lajmit për ndarjen nga bashkëshortja

I gjendur në një situatë të pakëndshme mediatike, por edhe në një reagim të vetë partneres së tij në rrjetet sociale, edhe Blero ka zgjedhur të njëjtën mënyrë si ajo. Pas publikimit të lajmit nga mediat kosovare për ndarjen nga Afrona dhe pas fshirjes që kjo e fundit u bëri të gjitha fotove në profilet soaciale, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bleros.

Tashmë, as ai nuk ka më asnjë gjurmë nga Afrona në profilet e tij sociale. Nuk dihet se cili është shkaku i ndarjes së ҫiftit, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike, por me sa duket ka qenë Blero ai që nuk ka dashur të japë sinjale për këtë këtë ndarje dhe ka pritur reagimin e partneres.

Ndarja e ҫiftit u duk shumë e papritur për shkak se vetëm pak javë më parë Blero dhe Afrona ishin bashkë me pushime në Santorini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button