Sarajevë, 23 vjet më parë u gërmua tuneli i luftës që ndryshoi rrjedhën e luftës

Në këtë ditë, 23 vjet më parë ishte hapur dhe vënë në përdorim tuneli i luftës së Sarajevës, apo “tunelit D-B”, i cili banorëve të shumtë të kryeqytetit të rrethuar të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) u hapi derën e shpresës për shpëtimin e shumë jetëve që ishin nën flakën e artilerisë agresore, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të bllokadës së plotë të qytetit dhe mungesës së fondeve, shumë qytetarë të Sarajevës në vitin 1993 u nisën për të gërmuar tunelin, rruga nëntokësore e së cilës, nën pistën e aeroportit lidhte dy territoret e kontrolluara nga Ushtria e BeH-së, atë të Dobrinjës dhe Butmirit.

Tuneli i udhëhequr nga iniciativa qytetare dhe politike përfundoi dhe u hap më 30 korrik 1993. Ai ishte 720 metra i gjatë dhe 1.5 metra i lartë. Në më shumë se dy vite, përmes tij, mijëra njerëz siguronin sasi të mëdha të ushqimit, mallra dhe çdo gjë që ishte e nevojshme për mbijetesë e popullsisë së kryeqytetit të BeH-së në kohën e luftës në shekullin 21.

Për rëndësinë e tunelit, i cili ishte një lloj sekreti për popullin e Sarajevës në atë kohë, kanë folur disa media ndërkombëtare.

Se pikërisht ndërtimi i tunelit ka ndryshuar fatin e banorëve të qytetit, por edhe ka përcaktuar rrjedhën e luftës, foli edhe Suad Zijadiç, ndihmës drejtor i Fondit Memorial të kantonit të Sarajevës nën përkujdesjen e së cilës është tuneli.

“Sot, në një farë mënyre shënojmë ditëlindjen e një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta edhe projektit më të rëndësishëm të ralizuar në luftë. Rëndësinë e saj mund të dinë vetëm ata që kanë përjetuar të gjitha të mirat e tunelit. Ndërtimi i tunelit ndryshoi rrjedhën e luftës dhe përcaktoi historinë e BeH-së”, tha Zijadiç.

Ministri i Çështjeve të Veteranëve të Kantonit të Sarajevës, Muharem Fisho ka theksuar se qytetarët e BeH-së me gërmimin e tunelit të luftës i “treguan botës dhe Evropës së kalbur se ia dolëm si komb dhe çdo herë do t’ia dalim”.

Me rastin e 23-vjetorit të hapjes së tunelit, para dhjetëra qytetarëve të Sarajevës si dhe në prani të kryetarit të komunës Ilixha, Senad Memiç, Zv/Kryetarit të Bashkisë së Sarajevës Abdullah Skaka, ish-kryeministrit të FBeH Nexhat Brankoviç dhe të tjerë, u shfaq filmi dokumentar “Tuneli i Sarajevës – çelësi i qytetit, porta e Bosnjës”.

Pasi që në vitin 1996 tuneli u kthye në kompleks muze, ai çdo ditë vizitohet nga grupe të shumta turistësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button