Mbrojtje për ata që paraqesin korrupsion

“Ligj për mbrojtjen e personave që paraqesin korrupsion dhe do të ndihmojë qytetarët që të inkurajohen dhe të paraqesin raste të këtilla të korrupsionit”, kërkon Transparensi Internacional.

Sllagjana Taseva nga Transparensi Interancional.thotë se ligji duhet të fillojë të zbatohet menjëherë pas miratimit, dhe jo pas dy viteve sic planifikon qeveria.

“Ky ligj duhet të sigurojë mekanizma për mbrojtjen e qytetarëve që do të kenë guxim të paraqesin korrupsion, këto mekanizma duhet të jenë efikase dhe efektive”, deklaroi Taseva.

“Është e vërtetë se ne kemi problem me implementimin e ligjeve, por mendoj se ky problem veç më është i njohur nga ana e të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe shpesh na thonë se kemi ligje të mira por ato nuk implementohen dhe për këtë shkak kemi  këtë gjendje me korrupsionin”, tha Taseva.

Ministria e drejtësisë duheshe që propozim ligjin ta përgatitë deri më 1 dhjetorë. 

Në raportin e fundit të Transparensi Internacional Maqedonia gjendet në vendin e 69 nga 149 vende sipas Indeksit të percepcionit të korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button