fbpx

Guardiola e merr me vete Sallahin në Katar

Futbollisti 19-vjeçar me origjinë shqiptare, Ylli Sallahi, është ndër të privilegjuarit e pakët nga ekipi i dytë i Bayern që ka udhëtuar drejt Katarit me ekipin e parë për fazën përgatitore dimërore.

Mbrojtësi i majtë, që luan në kategorinë e katërt gjermane me Bayern II ka udhëtuar me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola sot drejt Dohës bashkë me dy shokë të tjerë nga ekipi i dytë, talentet Julian Green dhe Alessandro Schöpf.

Duke qenë që Green është një nga talentet më të përfolur, që ka debutuar dhe me ekipin e parë këtë vit, dhe Schöpf lojtari kryesor i ekipit të dytë, që ka firmosur dhe një kontratë me ekipin profesionist, thërritja e Sallahit është një vlerësim i madh.

Bayern ka nisur sot fazën përgatitore që përfshin dhe dy miqësore, tek të cilat Sallahi mund të ketë dhe minutat e tij. Kujtojmë që Sallahi nuk luan me asnjë kombëtare, edhe pse zotëron pasaportën austriake.

Lajme të ngjashme

Back to top button