Lajmërim për shqiptarët, si të kërkojnë më lehtë veten në Listën e votuesve të dyshimtë (VIDEO)

Për të gjetur më lehtë veten në Listën Zgjedhore të votuesve të dyshimtë të Maqedonisë e cila është në gjuhën maqedonase, është krijuar ueb faqja Zero4.mk e cila ka përkthyer të dhënat e qytetarëve në gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

Punën që duhej ta kishte bërë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, mund ta gjeni në këtë ueb sajt i cili shpjegon edhe me video si duhet gjetur emri në Listën e votuesve të dyshimtë të cilët deri më do të duhet që personalisht të shkruhen në listë – me paraqitje, duke e treguar letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme në zyrat e KSHZ-së dhe  në zyrat e Menaxhimit të Regjistrave, ndërkaq në ueb – faqen e KSHZ-së do të vendoset edhe aplikacion për paraqitje elektronike, njofton Portalb.mk.

Paraqitja do të zgjasë deri më 19 gusht, çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 19:00.

“Kjo faqe nuk përmban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave në dokument. Ne vetëm sa kemi mundësuar përkthimin e të dhënave nga gjuha maqedonase në shqipe që të ju mundësojmë bashkëqytetarëve tanë ta gjejnë veten më lehtë në listë paraprake” thuhet në këtë ueb sajt i cili hapet në këtë  LINK

Komunat me popullatë më shumicë shqiptare, kanë numër më të madh të votuesve kontestues. Komuna e Çairit kryeson në listë me 5418 votues që duhet të paraqiten, pas saj është Komuna e Tetovës me 3183, ndërkaq më pas Komuna e Gostivarit 2671, Komuna Saraj 2420, Komuna e Kumanovës 2075, Komuna e Shuto Orizares 1794, Komuna e Kërçovës 1342. Për më shumë shiheni listën e plotë,  njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button