Pajisje e re për Institutin për mjekësi transfuzive

Në Institutin për Mjekësia transfuzive sot do të promovohet pajisja e re mjekësore.

Një pjesë e pajisjes është instaluar në sektorin për imunohematologji. Bëhet fjalë për dy aparate në sektorin ambulancë për caktimin e qarkullimit periferik arterial me të cilët në mënyrë kompjuterike caktohet rrjedha e gjakut nëpër enët arteriale të gjakut.

Gjithashtu edhe në pjesën laboratorike, janë instaluar dy autoanalajzerë për analiza imunohematologjike të gjakut të pacientit. Këto do të shfrytëzohen për analizën e grupit të gjakut dhe Rh faktorit të pacientit, grave shtatzëna dhe të porsalindurve, si dhe për skrining dhe identifikim të antitrupave.

Lajme të ngjashme

Back to top button