Lotus ringjall modelin Elise S me Cup R

Lotus ka publikuar disa fotografi të reja të modelit Elise S Cup R, që pritet ti prezantohet publikut gjatë panairit Autosport që do të mbahet nga 9-12 janar në Birmingham.

Modeli i fundit që vjen nga Lotus është Elise S Cup R, dhe ka motor me 1.8 litra supercharge me katër cilindra, dhe në total kjo veturë peshon vetëm 924 kilogram. Falë ndërruesit me gjashtë shpejtësi dhe fellneve 16 dhe 17 inç me rrota të profilit të ultë, kjo veturë ushtron shpejtësi marramendëse.

Në pamje të parë kjo veturë duket mjaft agresive si nga jashtë ashtu dhe nga brenda, dhe ka të instaluar bishtin që i mundëson të manovroj më mirë në shpejtësi të madhe si posedon spojler dhe turbina shtesë.

Fakti që kjo veturë është më e shpejtë për katër sekonda sesa modeli standard i Elise S, vlen për tu theksuar se ajo pritet të bëjë bujë në tregun ndërkombëtarë. Dhe sa i përket kabinës, Lotusi i ri është i pajisur me karrige sportive dhe pedale të gjëra. Të gjithë ata që janë të flaktë pas veturave të kësaj marke, mund ta kenë këtë ‘bukuroshe’ në garazhet e tyre, nëse janë të gatshëm të paguajnë 40,000 funte.

Lajme të ngjashme

Back to top button