Granatë banesës së kreut të PD-së, familjarët shpëtojnë pa lëndime

Një atentat me granatë i është bërë kreut të Partisë Demokratike në Pogradec.

Shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ku persona të panjohur kanë hedhur një granatë në katin e parë të banesës të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit të Pogradecit.

Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin të gjithë anëtarët e familjes Lipo, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar pa lëndime. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat theksojnë se granata është vendosur poshtë derës së jashtme të shtëpisë së Lipos.

Policia e Pogradecit po heton në disa pista, ku kryesorja është ajo për shkak të detyrës së Luan Lipos. Sipas policisë ka vështirësi në hetim pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë. Deri tani policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Luan Lipo më herët ka ushtruar edhe detyrën e nënprefektit të Pogradecit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button