Ditët e tilla

Ka ditë që ulërijnë më zëshëm
duke spikatur vetminë
duket se gjithçka në dhomë lëviz
ka dhe jetën e saj sekrete
e në ditë të këtilla e shpalos, para syve tu
e kupton dhe më në fund e sheh se
gjithçka ka jetë, përpos teje…
Ditë krevati, ditë asgjëje
mendimesh të turbulluara nga emocionet
kujtime nga
netë të shkuara
ditë, javë
vite…
Përmbledhje dhe shkapërderdhje e egos
ca lot,
lidhëse në fyt
dhe një rëndesë e trishtë mu në fund të barkut
as pasqyra nuk të njeh më
është një figurë e largët
flokë pakrehur e duar mpirë
vetëm sytë nuk gënjejnë
i njeh mirë,
të ënjtur, të trazuar.
Nuk mund ti kthehesh jetës,
nuk mund ti kthehesh vetes
sepse vetja më nuk je
por një gjysmë shpirt i zbrazur,
nuk ke më fuqi as frymë të marrësh.
Trurin e mbulon një mendim i vetëm
çarçaf gri që flet vetëm me ty
Gjysmë-zemra mund të më fshijë si një qenie të tërë
gjysmë-zemra të bën të prekësh qiellin
ajo më dha krahë
dhe më pas mi preu jo me thikë
e as me sëpatë,
por me fjalë.
Gjysmë-zemra më dha ardhmëri
iluzione të ëmbla drithëruese
flisja me yjet, e puthja hënën
netë e ditë të tëra
në rend të parë të thjeshta,
por jetë-dhënëse, jetë-jetuese.
Këtë fuqi e ka gjysmë-zemra jote
e paramendo
vetëm për një çast
po të kisha të tërën…

dhe çarçafi bëhet i zi ndërsa fjalët pushojnë.
gjithçka rreth teje vazhdon jetën, dhe ti hesht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button