fbpx

Erkam Ismaili testohet nga Efess Anadolu

Basketbolli në Maqedoni nga dita në ditë po përqafohet nga të rinjtë shqiptarë, ndërsa puna e palodhshme me ta e trajnerit, profesor Enver Miftarit. Klubi NBA Çair është ekipi i cili po dominon vite me radhë në ligat e gjeneratave të reja, ndërsa kjo ka rezultuar me ftesën e shumë basketbollistëve të kësaj ekipe në reprezentacionin e Maqedonisë. 

Një prej tyre që shquhet si basketbollisti më i mirë në Maqedoni dhe talent që po sfidon edhe ekipet evropiane, është  Erkam Ismaili i cili edhe pse vetëm në moshë 16 vjeçare, gjatësia e tij tani ka arritur në 202cm. 

Talentin dhe shkathtësinë e Erkamit nuk e kanë vërejtë vetëm trajnerët e reprezentacionit të Maqedonisë, por edhe ekipi nga Turqia, Efess Anadolu, ku basketbollisti shqiptar kaloi për disa javë dhe stërvitjet kontrolluese.

“Erkamika kaluar një periudhë të stërvitjeve në Turqi dhe trajnerët e Efess-it janë ndarë të kënaqur nga paraqitja e tij dhe mbetet tani të presim edhe vendimin e tyre përfundimtarë. Erkami është një nga talentet më të mëdhenj jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë. Thjesht mosha e tij, gjatësia dhe përvoja që ka marrë në këtë periudhë, na bën të shpresojmë se shumë shpejt

Erkami do të jetë pjesë e ndonjë skuadre evropiane”, ka thënë Enver Miftari. 
Erkam Ismaili është pjesë e ekipit të NBA Çair, gjenerata U-16, e cila mban për momentin pozitën e parë në tabelë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button