fbpx

Raporti sekret: Politikanët shqiptarë agresivë mes tyre

“Panorama” zbardh raportimin e Ministrisë në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Në vijim të raportimit të përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit, në dokumentin konfidencial të këtij Komisioni, janë dhe disa vlerësime për faktorin shqiptar në rajon, veçanërisht në Maqedoni.

Kryetarja e këtij Komisioni, ish–ministrja e Jashtme Arta Dade shprehet me shqetësim për qëndrimet që deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë mbajnë ndaj njëri-tjetrit.

Kërkesës që u bëhet deputetëve të Parlamentit shqiptar nga zonja Shpresa Kureta, drejtore e Drejtorisë Rajonale, për angazhim të tyre në pajtimin dhe kohezionin e faktorit shqiptar në rajon, zonja Dade vëren qëndrime aspak miqësore të këtij faktori, transmeton Panorama.

“Deri tani nuk kemi kërkuar, është hera e parë që e kërkuam praninë e diplomatëve këtu dhe besoj se do të vazhdojmë, sepse për ne si Komision i Jashtëm i Parlamentit rajoni është nga drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Pa dyshim kontaktet me specialistët e rajonit do t’i kemi më të shpeshta dhe besoj që është në të mirë të dy palëve. Unë do të kërkoja, ku konkretisht mund të luajmë rolin tonë, me zotin Bumçi kemi qenë në Shkup dhe me iniciativën tonë bëmë takime me deputetët atje. Ka një inat të shfaqur në mënyrë agresive edhe në takimet që bëjnë me ne dhe ku është një nga elementët që nuk është në favorin e tyre, nuk diskutohet”, shprehet Dade në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Lajme të ngjashme

Back to top button