Rovena Dilo zbulon si është dobësuar, ja sa peshon tani

Rovena Dilo duket në formë shumë të mirë në një foto me bikini që ka postuar nga pushimet e saj me shoqërinë në Jalë dhe gazetarët e Panoramës e kanë pyetur për regjimin që ajo po mban këto kohë. Ata kanë zbuluar që nuk është rastësi që trupi që këngëtarja për herë të parë po e shfaq kaq hapur, është në formë kaq të mirë, por risia është që ajo synon edhe më shumë.

“Në fakt jam mirë, por jo në maksimumin tim, që synoj ta arrij pasi të humb edhe 3-4 kilogramë të tjera nga pesha ime trupore. Tani peshoj 59 kilogramë dhe ndihem mirë me linjat e mia, pas humbjes në peshë. Çfarë po bëj tani është të mbaj trupin në formë dhe të tonifikuar me ushqim të mirë dhe sport. Çdo ditë bëj vrap, ushqehem me porcione të vogla, duke hequr dorë nga ëmbëlsirat, të cilat më parë I konsumoja shpesh, duke pirë shumë ujë gjatë ditës. Gjithsesi, dua të theksoj faktin që asnjëherë nuk ia mohoj vetes shijimin e ushqimit që është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, sidomos tani në verë, që preferoj ta shoqëroj darkën me një gotë verë të bardhë të ftohtë”, ka thënë Rovena.

Rovena është paraqitur edhe në formë të mirë shpirtërore në këtë intervistë duke folur me optimizëm për veten dhe ngjarjet që e rrethojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button