Diplomatët Maqedonas kërkojnë të sëmurë nëpër botë

Daut Dauti, kolumnë –“Pluralizmi i brendshëm, lidhja që mungon”, Dnevnik
Pasqyra më e mirë e gjendjeve tona është puna e parlamentit. Nëse mundemi të kujtohemi kur deputetët e partive në pushtet kanë kthyer ndonjë ligj në qeveri për përpunim ose kanë votuar kundër. Ose kanë diskutuar kundër ligjit edhe kur kanë menduar ndryshe.

Erol Rizaov, kolumnë – “Si të bëhemi fqinjë të mirë” –Utrinski Vesnik
Përçaj dhe sundo. Klima e jashtëzakonshme për marrëdhënie të mira mes fqinjëve çdo herë lehtë prishet, është e natyrshme që në Ballkan të fryjë erë e ftohtë dhe të bëjë kiamet, edhe kur është koha e mirë dhe ngroh dielli.

Gjorgji Misajlovski, kolumnë –“Fluturimi i Ikarusit”, Utrinski Vesnik
Diplomatët para disa vitesh morën për detyrë të kërkojnë investitorë të huaj. Rezultati ishte i pasuksesshëm pavarësisht nga ndihma. Tani do të kërkojnë pacientë, me siguri se çdo ambasador do të duhet të sjell 12.

Branko Gjorgjevski, komant – “Ambasadori duhej të kërkonte falje”, Dnevnik
Nëse Papa i ri vazhdon edhe më tutje të paraqitet në vetëm në gjuhë italiane, atëherë duhet të analizohet se pse ka vendosur ta bëjë këtë njëkohësisht me të gjitha ndryshimet që i ka sjellë me vete. Deri atëherë ambasadori i ri i Maqedonisë në Vatikan duhej të përmbahej nga reagimet e shpejta.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ Përmendoret në Shkupi 2014 dhe varrezat e Moskës”, Utrinski Vesnik
Përmendoret dhe varrezat e ndritura e shkruajnë historinë. Këto e bashkojnë të kaluarën, ta sotmen dhe e ruajnë për gjeneratat e ardhshme.

Dimitar Grumar, kolumnë – “Nxitim i mirësisë festive”, Dnevnik
Nuk bëhet fjalë, shprehur në mënyrë figurative, për ata që gjatë tërë vitit dhurojnë lule, por për ata që me tupan një herë në vit i japin gruas trëndafil, e gjatë tërë vitit i dhurojnë vetëm buqete spinaqi, prasi ose qepe të freskët.

Lajme të ngjashme

Back to top button