Blero e Morena Taraku fillojnë bashkpunimin

Këngëtari i njohur Blerim Muharremi- Blero, ka bërë të ditur për Tribuna se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim me bukuroshen Morena Taraku e cila i ka hyrë muzikës.

Ndërsa ka bërë me dije se Morena tash e tutje do të jetë nën menaxhimin e Produksionit ‘BleroEntertaimant’.

Viti që lamë pas pa dyshim që ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtarin Blerim Muharremi- Blero. Emri i tij është përmendur shpesh sa për punën dhe projektet e tij që janë mirëpritur në publik, aq edhe për këngëtarët që Blero tashmë i ka nën menaxhim të produksionit të vet e që kanë korrë sukses në skenë.

Mirëpo pavarësisht sukseseve që ka shijuar Blero, vitin që lamë pas ai i është përveshur punës që në publik menjëherë të vijë me risi. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari për gazetën Tribuna. “Jam duke punuar intensivisht në projekte të reja. Tashmë veçse e kam një këngë të re të cilën do ta lansoj në fund të muajit janar”, ka thënë Blero në fillim të bisedës.

Edhe Florent Boshnjaku i bashkohet ‘BleroEnt’

Ndërkaq kjo punë intensive e këngëtarit do të shihet pas një muaji, kur ai bashkë me modelen e njohur Morena Taraku do të publikojnë këngën e re të cilën e kanë punuar në bashkëpunim. “Kënga do të jetë në bashkëpunim me Morena Tarakun, modelen e cila i është futur rrugës së muzikës dhe vërtet ka një talent të veçante për muzikë.

Ne pothuajse e kemi përfunduar këngën. Kënga do të jetë me videoklip”, ka treguar këngëtari, duke shtuar se Morena tash e tutje do të jetë nën menaxhim të ‘BleoEntertaimant’. “Morena do të jetë nën menaxhim të produksionit tim. Ajo vërtet ka talent për muzikë dhe ia vlen të punohet me të”.

Ndryshe një vëmendje të veçantë këngëtari është duke i kushtuar edhe rritjes së produksionit të tij. Ditën e djeshme (e diel), Blero përmes faqes së tij zyrtare në Twitter ka lajmëruar se ekipit të tij në produksion i është shtuar edhe kompozitori i njohur Florent Boshnjaku.

Por, për këtë këngëtari nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke theksuar se gjithçka do të sqarohet në një konferencë shtypi brenda dy javësh. “Jam duke punuar edhe në rritjen e Produksionit tim, do të ketë bashkëpunëtorë të rinj e shumë risi.

Mirëpo nuk do të doja të zbuloj më shuam rreth kësaj. Do të mbahet brenda dy javësh një konferencë për media ku do të sqarojmë të gjitha hollësitë rreth risisë e punës që jam duke bërë në BleroEntertaimant”.

Lajme të ngjashme

Back to top button