Serbia ndihet e provokuar nga Kroacia e Kosova

Pas mediave serbe, edhe Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së organizimit të një ndeshjeje miqësore mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Madje, shtëpia e futbollit serb ndihet shumë e provokuar me planin e këtyre dy vendeve për ta zhvilluar një miqësore, posa Federata e Futbollit të Kosovës ta marrë lejen nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve të tilla.

Sekretari gjeneral i FSS-së, Zoran Lakoviq ka deklaruar se Serbia nuk do të lejoj zhvillimin e një ndeshje të tillë, derisa ka theksuar se ky është vetëm një provokim i shqiptarëve dhe kroatëve, si rrjedhojë e lidhjeve politike që kanë mes veti. “Kjo është vetëm një nga provokimet e shumta që na bëhen tash e dy vjet. Kroatët qe një kohë të gjatë po mundohen të luajnë me të ashtuquajturën përfaqësuese të Kosovës. Ne kemi informacione se edhe politikanët e tyre janë përzier në këtë çështje, por kjo do të dështon”, ka deklaruar Lakoviq për mediat serbe.

Edhe pse ka paralajmërime të shumta e të vazhdueshme se më 13 janar FIFA do ta lejoj Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare, Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) nuk beson se do të ndodh një gjë e tillë. Sekretari i saj, Zoran Lakoviq thotë se Kosova paraprakisht duhet të njihet nga OKB-ja e UEFA, andaj FIFA nuk mund të ketë influencë rreth futbollit kosovar./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button