Putin tregon “dhëmbët” dhe Britania e Madhe “humb” sfidën

Lajmet për raketat ruse pranë vendeve të Europës Perëndimore mbyllën vitin 2013.

Por Rusia nuk ka ndërmend që të ndalet.

Dialy Mail raporton se një anije luftarake ruse është afruar kërcënueshëm në brigjet e Skocisë.

Por ndërsa avionët ushtarakë britanikë u vunë në pozicion luftimi, anija ushtarake që do i përgjigjej asaj, vonoi për të mbërritur. Kjo për shkak të shkurtimeve në buxhetin ushtarak.

Ndërsa anija ruse ishte 30 milje larg bregut, e vetmja anije që do i përgjigjej ishte HMS Defender, e cila ishte në Portsmouth. Asaj iu deshën 24 orë për të mbërritur atje sipër në Skoci dhe për t’u vendosur përballë rusëve.

Daily Mail raporton se Defender ishte bërë gati për luftë.

Një burim tha: “Nuk ishte çështje stërvitje. Rusët ishin shumë agresivë”.

“Defender ishte armatosur plotësisht dhe ishte gati për të qëlluar predha 40 kg deri në 18 milje. Kapiteni dhe ekuipazhi e dinin se nuk ishte shaka”.

Kur ata mbërritën, anija ruse u tërhoq.

Eksperti për çështjet e Rusisë, Jonathan Eyal thotë se Rusia ka pasur për qëllim të dëmtojë Britaninë.

“Flota ruse, që po rritet në forcë dhe po zgjeron sferën e influencës, kërkon të tregojë praninë në Detin e Vreiut. Rusët e dinë se çfarë po bëjnë. Ata duan të thonë se janë rikthyer dhe janë të fuqishëm”./ep

Lajme të ngjashme

Back to top button