fbpx

Ademi: 2014-ën, zgjidhet problemi me ujin e pijshëm në Tetovë, Gostivar…

Këtë vit pritet ti jepet fund epilogut me ujë të pijshëm në Tetovë, Gostivarë e Likovë, ndërsa përfundimisht edhe kanali i hapur në Haraçinë do të gjëj zgjidhjen adekuate.

Këto janë të paktën premtimet dhe projektet që i ceku si prioritete për vitin 2014 ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsiror, Abdylaqim Ademi.

‘Brenda vitit pres që të përfundojnë stacioni për filtrimin e ujit për pije në Komunën e Gostivarit, pres që të përfundojë kanali i hapur në Komunën e Haraçinës, i cili ka qenë potencial për sëmundje ngjitëse por më e rrezikshme ka qenë për nxënësit e kësaj ane sepse kalani kalon rreth shkollës. Pres që të përfundojë projekti në Tetovë për ujë të pijshëm në ato pjesë ku ka shumë mungesë dhe në komunën e Likovës’ tha Ademi.

Përfaqësimi i shqiptareve në ministrine e Ekologjise nuk eshte vetem kuantitativ, por është edhe kualitativ, tha më tej Ademi, kuke theksuar se shqiptarët në këtë Ministri janë udhëheqës sektorësh dhe këshilltar shtetërorë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button