Isuf Seferi: Maqedonasit po tentojnë t’i fshehin 330000 votues fiktiv pas shifrës 40000

Kryetari i LR-PDSH , dega Kumanovë Isuf Seferi ka reaguar lidhur me mashtrimin e radhës, siç e quan ai, që po bëhet me votuesit fiktivë. Sipas tij, maqedonasit për t’i ruajtur 330000 votues fiktiv kryesisht maqedonas, shpikën shifrën prej 40000 ku shumica janë shqiptarë .

“Aq të rafinuar këta “maqedonasit”, shpikën vlerësimin e informatave të kryqezuara dhe në kuadër të kësaj verifikimin në teren. Me këtë “në teren”, tentojnë të fshehin shifren marramendese të 330.000 votuesve fiktiv, të cilët janë maqedonas. Këtë e bëjnë për të mos e “dëmtuar sistemin”, siç thoshte Jankulovska (për rastin e Sopotit). E ne vazhdojmë ta shohim para syve tanë se si na gërryejnë trungun kombëtare dhe lejojmë të vazhdojë . Shifrës prej 333000 shtoja edhe minusin e 40000 të këtyre në teren shifra rritet në 370. 000. Me këtë u dakordua edhe “qytetari” Zoran Zaev që e proklamon konceptin “qytetar” për Maqedoninë që është i barasvlershëm me “vëllazërim bashkimin” e Jugosllavisë se Titos e në bazë të të cilit koncept mijëra shqiptarë kanë vuajtur burgjeve e kazamateve sllave”, thuhet në reagimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button