Maqedoni, e huqur lista me “votues të kontestuar” – metodologji e dyshimtë!

Lista zgjedhore me 39 mijë persona të kontestueshëm në Maqedoni, lë shumë dyshime për saktësinë e saj nëse analizojmë metodologjinë me anë të së cilës është krijuar. Kështu thonë ekspertët për Portalb.mk të cilët janë të mendimit se fillimisht, kontrollet e terrenit që nuk janë kryer si duhet, ashtu që dita ditës paraqiten persona të shpallur të dyshimtë edhe pas kontrollit në terren, disa nga to madje publikisht denoncuan se janë paraqitur disa herë për tu fshirë nga lista e dyshimtë.
Lexo: Skandaloze lista Zgjedhore për kontroll të votuesve të dyshimtë, ka gabime të shumta!
Mangësia e dytë qëndron në atë se metodologjia nuk është e përshtatshme pasi që nuk vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirëfilltë dhe vazhdueshëm të institucioneve mes veti që kanë për detyrë të mbajnë evidencën e popullatës.
Dhe e treta, sipas dyshimeve të opozitës shqiptare, Lista me votuesit e dyshimtë mund të mos jetë rezultat i metodologjisë mirë të përgatitur, por thjeshtë një kalkulim i partisë shqiptare dhe maqedonase në pushtet, sa për të thënë se pastrohet lista përderisa padrejtësisht fshihen persona të padëshiruar shumica shqiptarë, njofton Portalb.mk.

Analizën në gjuhën maqedonase e gjeni në këtë link.

 

Kontrollet jo efektive 

Aleksandar Novakovski
Aleksandar Novakovski

Eksperti Aleksandar Novakovski për Portalb.mk thotë se metodologjia e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka dështuar me kontrollimin e votuesve.

“Fakti që ka persona që kanë votuar dhe prapë në listën e votuesve të kontestueshëm, më jep të drejtë të përfundojmë se kemi metodologji të gabuar. Edhe unë isha në kontrollin e parë si votues fantom, edhe pse rregullisht kam vërtetuar të dhënat e mia. Kjo është rezultat i mos-punës se KSHZ dhe institucioneve në vitet e fundit. Madje mendoj se problemi do të kërkohet mu ditën e zgjedhjeve”, theksoi Novakovski.

Ish drejtori i Entit për statistikë, Donço Gerasimovski për Portalb.mk shprehet se fillimi i pastrimit të Listës zgjedhore që nga procedura e parë ishte shumë i komplikuar, i rëndë dhe i pasaktë.

“Edhe aplikacioni i dytë, tash që është, gjithashtu është i komplikuar dhe i paqartë dhe nuk ka dallim nga i pari. Aty duhet të vihet numri rendor, sipas alfabetit jepet emri, mbiemri dhe komuna, që të mund ta gjejë lehtë secili atë që e kërkon. Pavarësisht numrit se sa do të pastrohen, 39 mijë- 50 apo 170 mijë, nëse shkojmë sipas kësaj renditje vetëm do të bëjmë një tentim, një të dytë, të tretë… e kështu me radhë. Asgjë nuk është ndryshe, vetëm se zgjatet procesi”, sqaroi për Portalb, Gerasimovski.

Nëse edhe për së treti bëjmë kontroll, sqaron Gerasimovski, edhe për së treti do të del diçka tjetër.

“Nëse kontrolli i parë do të ishte i rregullt, atëherë në kontrollin e tanishëm të këtyre 39 mijë personave të kontestueshëm, nuk do të paraqiteshin persona të dyshimtë. Persona që janë 30-40 vjet banorë të këtij shteti, që kanë nënshtetësi, të cilët 30-40 vite jetojnë në të njëjtën adresë, 10 herë votojnë nga e njëjta adresë.
Vetëm një numër amë ekziston, numri amë nuk përsëritet asnjëherë, edhe pas vdekjes- është standard. Nuk mund një herë të jeni i gjallë e një herë i vdekur! Nuk mund të jeni një herë në një vend zgjedhor e herën tjetër në ndonjë vend tjetër!” përfundoi ish drejtori i Entit për statistikë Donço Gerasimovski.

Mospërputhja e institucioneve, MPB e instrumentalizuar

Donço Gerasimovski
Donço Gerasimovski

Problemi qëndron në institucionet në vend të cilat nuk mund të bashkëpunojnë sepse nuk kanë ligj të njëjtë, metodologji të njëjtë, rregullore të njëjtë dhe standarde të njëjta. KSHZ vetëm e vërteton Listën zgjedhore në bazë të të dhënave të marra nga institucionet e tjera, ajo nuk është kompetente për sajimin e saj nga fillimi.

“Regjistrimin, evidencën dhe bazën e të dhënave e udhëheq Ministria e Punëve të Brendshme. Listën zgjedhore e parashtron MPB në bazë të Ligjit, dokumentimit dhe të dhënave që i ka MPB e cila është baza substanciale ku duhet të evidentohen të gjitha të dhënat. Më tej, KSHZ nuk funksionon në koordinim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë, respektivisht Drejtorinë e numrave amë. Çdo person i lindur, çdo person që vdes apo që lidh kurorë duhet patjetër të evidentohet në Drejtorinë e numrave amë, institucionet e sistemit nuk funksionojnë ”, deklaroi Gerasimovski.

BOMBAT nxorën në pah keqpërdorimin e MPB për të prodhuar votues fiktiv
Vitin e kaluar me publikimin e inçizimeve nga bisedat e përgjuara, dëgjuam se si në disa cikle zgjedhore ka pas një numër të madh të parregullsive. Një shembull është biseda e, ashtu siç pretendon LSDM, Gordana Jankulloskes dhe Kiril Bozhinovski, në të cilën përmenden edhe 50 votues në një adresë, gjë që nuk do të ishte e mundur nëse lista zgjedhore ka qenë në rregull.

LEXO: Bomba e shtatë: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

Opozita shqiptare akuzon për manipulim të madh

Metodologjia ka dështuar pasi që KSHZ-ja ka pasur tendencë në “pastrimin” e votuesve “të padëshirueshëm” ose të votuesve që, sipas zyrtarëve partiakë të KSHZ-së, mund të mos jenë votues të partive të dëshirueshme për ata.Po kaq shqetësuese është se shumica e votuesve që janë fshirë nga lista zgjedhore dhe janë kualifikuar si “mërgimtarë”, megjithëse shumë vite nuk kanë dalë nga kufiri, janë familjarë të zyrtarëve dhe anëtarëve të Lëvizjes BESA “thonë nga Lëvizja BESA.

LEXO: Lëvizja BESA: KSHZ ka dështuar – po gatuhet manipulim i madh zgjedhor

Heshtja në KSHZ pason për të fshehur manipulimin disavjeçar me Listat zgjedhore dhe “hidhet në treg” teza për 172.500 votuesit e nënvizuar me yll dhe 40.000 të tjerëve të cilët kryesisht kanë të bëjnë me diasporën shqiptare, për të cilën opozitarja shqiptare LR-PDSH vlerëson se nuk ka asgjë kontestuese, dhe nuk mund të ju merret e drejta për votim, që është e garantuar me Kushtetutë.

LEXO: LR-PDSH: Votuesit fiktiv ende janë problemi kyç, diaspora nuk guxon të fshihet!

“Zgjidhja në këtë mënyrë nuk është pastrim i listave nga votuesit e rrejshëm, por pastrim nga votuesit shqiptarë, ngase në këtë mënyrë shqiptarët do të pësojnë humbje të shumëfishtë” thonë nga opozitarja UNITETI.

LEXO: “Uniteti”: Vendimi aktual për pastrimin e Listës Zgjedhore është në dëm të shqiptarëve

Lista mbjell mosbesim dhe huti

Kjo Listë edhe më tepër do të krijojë huti dhe do të rritë mosbesimin në Listën zgjedhore.

“Nuk ka gjasa që të kthehet besimi në Listën zgjedhore. Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor edhe më tepër sjellin huti, sepse ne po bëjmë ku duam regjistrim aktiv e ku duam regjistrim pasiv. I obligojmë njerëzit që vet të paraqiten, të dorëzojnë dokumente dhe fakte. Ndërkaq sipas rregullave kjo është detyrë e shtetit. Nëse këto njerëz për shkak panjohurisë në teknologjinë e re nuk do të kenë mundësi të paraqiten dhe do të fshihen nga Lista zgjedhore. Kështu shkelet rëndë e drejta për të votuar”, tha për Portalb.mk Novakovski.

Në këtë listë në të cilën vijon regjistrimi, sipas komunave ka më shumë shqiptarë ndërsa nëse nuk paraqiten deri më 19 gusht atyre do tu merret e drejta e votës.

LEXO: Votuesit shqiptarë më të rrezikuar për t’u fshirë nga Lista Zgjedhore (DOKUMENT)

LEXO: Popovska: Sa versione të Listës Zgjedhore ekzistojnë? 

LEXO: FRODEM: Në vend të pastruar, fituam listë ndërlikuar zgjedhore  

LEXO: Mospajtime në KSHZ për ueb aplikacionin për votuesit kontestues  

LEXO: Prokopuca: 40 mijë votues kontestohen padrejtësisht (Video)  

LEXO: “KSHZ vetë t’i verifikojë votuesit kontestues”

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button