fbpx

I ftohti, 16 viktima në SHBA

Të paktën 16 persona humbën jetën nga stuhia dimërore që solli temperatura shumë të ulëta, reshje dëbore dhe ngrica në Kanada dhe pjesën veri-lindore të SHBA-ve.

Metereologët amerikanë thanë se temperaturat në veri-lindje të SHBA-së kanë shkuar deri në -50 gradë Celsius. Sipas tyre, ky i ftohtë nuk ishte parë prej 20 vitesh. Prej Nju Jorkut në Cikago janë regjistruar temperatura nga -20 gradë deri në -30 gradë.

Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut u përpoq të japë shembullin duke pastruar vetë dëborën para shtëpisë së tij.

Pasojat e këtij të ftohti po ndjehen nga 140 milionë amerikanë, gjysma e totalit të popullsisë së SHBA-së. Autoritetet paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Shtetet e Ohajos, Dakotës së Jugut dhe Ilinoisit janë mes atyre që do të goditen. Shërbimi metereologjik tha se një ajër i ftohtë nga Arktiku do të mbërthejë të gjithë vendin prej së shtunës deri të martën.

Në Kanada, mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike pas zjarrit që përfshiu një transformator. Temperaturat kanë shënuar -29 gradë Celsius në Toronto dhe -38 gradë në Kebek, më të ulëtat e shënuara gjatë këtyre dy dekadave.

Lajme të ngjashme

Back to top button