Ivanov pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Emirateve dhe Bangladeshit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka pranuar sot letrat kredenciale për ambasadorët e sapoemëruar të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin nga kabineti presidencial, Ivanov gjatë takimit me ambasadorin e posaemëruar të EBA-së me seli në Romë, Sager Naser Alraise ka shprehur bindjet e tij se në periudhën që vjen do të gjenden forma të reja për pasurim përmbajtësor të bashkëpunimit dypalësh në më shumë fusha të interesit të përbashkët.

Presidenti Ivanov thuhet në njoftim, u shpreh i kënaqur me marrëveshjet e deritanishme të bashkëpunimit që paraqesin themelet për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve do të jetë me përfitim reciprok për të dy vendet.

Ambasadori i EBA-së, Alraisi nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, sidomos në tregti, bashkëpunim shkencor dhe teknologjik si dhe bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe turizmit, thonë nga presidenca e Maqedonisë.

Në takimin me ambasadorin e Bangladeshit me seli në Madrid, Hasan Mahmud Kandker, Ivanov shprehu pritjet e tij për zhvillim me avancim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërkohë që së fundmi është përballur me një sulm terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button