Aeroplani saudit ateron dhunshëm, lëndohen 29 udhëtarë

Njëzetenëntë pasagjerë janë lënduar kur aeroplan i flotës saudite Boeing 767-300ER është dashur të ulet dhunshëm në aeroportin e Medinas, në perëndim të Arabisë Saudite, njoftoi autoriteti i aviacionit civil.

Sipas këtij institucioni, 18 të lënduar janë trajtuar në aeroport të dielën, kurse 11 të tjerë janë dërguar në spital për kontrolle shtesë.

Një zyrtar i avio-kompanisë ‘Saudi Arabian Airlines’, tha se të paktën pesë pasagjerë janë në gjendje kritike pas këtij incidenti.

Aeroplani po udhëtonte nga qyteti iranian Mashhad, ndërsa me vete kishte 315 pasagjerë.

Fluturakja ishte e detyruar të ateronte për shkak të një problemi teknik, njoftuan autoritetet.

Pas aterimit, një krah i fluturakes është dëmtuar keq, pasi rrotat e pasme nuk janë hapur sa duhet.

Lajme të ngjashme

Back to top button