Rama dhe Gjika lënë pas inatet, takohen në Vlorë

Bashkë me 2013-ën duket se kryeminsitri Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika kanë lënë pas edhe mëritë. Viti i ri i ka gjetur miqtë e vjetër krah njëri tjetrit, panoramë e cila nuk shihej prej kohësh, pasi kreu i qeverisë u rezervua të shfaqej publikisht pranë kreut të bashkisë Vlorë pasi ai u akuzua për abuzim me detyrën në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Por në këtë fillim viti, kryesocialisti Edi Rama është gjendur në qytetin bregdetar, dhe pas takimit me Gjikën nuk kanë munguar as fotografitë, një prej të cilave vetë Gjika e ka ndarë me miqtë e tij në FB.

Fotoja është bërë buzë detit, dhe Rama e Gjika shfaqen të qeshur. Në dizhiturën e shkurtër Gjika shkruan: “04 Janar 2014. Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi,por përgjegjësi dhe angazhim!”, transmeton Oranews.

Në faljen e tij të parë pasi u bënë publike akuzat që rëndojnë ndaj Gjikës vetë kryeministri kishte premtuar se do ti qëndronte pranë si miku i tij kryebashkiakut të Vlorës.

Por Rama tha gjithashtu se inkurajonte drejtësinë që ti shkonte deri në fund punës së saj, dhe aktualisht gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës sapo ka nisur.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Vlorë ka zhvilluar edhe takimin e parë të 2014 me ministrat e Qeverisë së tij. Por ndrushe nga mbedhja e parë e qeverisë, kjo e këtij fillimviti nuk është mbajtur në qytetin e Vlorës, por në Radhimë.

Lajme të ngjashme

Back to top button