Kryetari i Bërvenicës u përgjigjet akuzave të Lëvizjes BESA: Janë gënjeshtra

“Ky është spekulim i pastër, nëse ata mendojnë që popullaritetin e tyre ta rrisin me këso pisllëqe e kanë gabim. Komuna e Bërvenicës për sa i takon menaxhimit të mbeturinave është shembull në rajon. Nuk ka deponi të egra, përveç individëve që ne s’mund t’i kontrollojmë është absolute. Ne kemi inspektorë komunal që të njëjtët i ndjekin, kemi koncesioner që e bën grumbullimin e mbeturinave”, kështu reagon kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, në një deklaratë për Portalb, pasi që paraprakisht Lëvizja BESA, e akuzoi se “ai nuk ka bërë thuajse asgjë të vlefshme në fushën e menaxhimit të hedhurinave”.

“Komuna çdo vit bën aksion për pastrimin e këtyre deponive që janë jashtë kontrollit, të vendeve që i ka caktuar komuna. Në kuptimin juridik, ne si komunë këtë problem e kemi të zgjidhur me koncesionerin “Ekoforin”, e cila ka përgjegjësi t’i mbledhë dhe t’i deponoje, ndërkaq çfarë është problemi me deponinë “Rusino” ajo është diçka tjetër. Në lidhje me deponitë e egra, Komuna ka caktuar vende të posaçme për materialet inerte  ose ato të fortat. Nuk them se s’ka qytetarë që hedhin mbeturina, por ne mundohemi që të njëjtat t’i stacionojmë dhe ato kohë pas kohe t’i pastrojmë, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike, por nëpërmjet vinçave tonë”, arsyetohet Pajaziti.

Pajaziti i cilëson si produkt i disa anëtarëve të bashkësisë lokale të cilët “janë të implikuar në Lëvizjes BESA”, akuzat në lidhje me rastin ku BESA ka përmendur se në fshatin Milutinë “është pastruar një deponi e madhe e hedhurinave me iniciativën dhe kontributin e vet qytetarëve, ndërkaq për këtë problem komuna nuk ka reaguar”, transmeton Portalb.

Portalb, Pajazitin e ka pyetur gjithashtu edhe për atë se nëse i ka parë fotot e publikuara nga Lëvizja BESA në të cilën shihen mbeturinat

“Nuk i kam parë se kam ardhur vonë prej pushimit, por do i shoh, megjithatë besoj se janë individë që mundohen të bëjnë spekulime”, u përgjigj Pajaziti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button