“Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, Muhamed Jashari nuk do të harrohet

Kryesia e Organizatës Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, e udhëhequr nga kryetari i sajë Fitim Kryeziu, sot kanë vizituar familjen e nxënësit Muhamed Jashari i cili në një ngatërresë mes të rinjve humbi jetën në oborrin e shkollës së mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, edhe atë duke e mbrojt shokun e tij të shkollës nga kombësia maqedonase. 

Kryesia e organizatës “Lëvizja për Vizion të Përbashkët” ka qenë e frymëzuar për ta vizituar këtë familje dhe kryefamiljarin e sajë Xhevair Jasharit, për ti shprehur atij ngushëllime, dhe  sado pak për ti ja lehtësuar ati dhimbjen në këto festat e fund vitit, kur në të gjitha familjet mbretëron hareja, ndërsa në familjen Jashari akoma nuk ndalen lotët nga humbja e djalit të tyre 18 vjeçar.

“Ne si OJQ e pamë të rrugës që në këto festat e fund vitit kur në të gjitha shtëpitë tona mbretëron gëzimi hareja, ta përkujtojmë edhe familjen e nxënësit Muhamed Jashari i cili ka lënë gjurmë të pa shlyera në ndërtimin e shtetit multi-etnik. Andaj i shprehëm ngushëllimet tona kryefamiljarit të kësaj familje z. Xhevahir Jasharit, dhe i ja bëmë edhe një herë me dije se Muhamedi me veprën e tij ka bërë që asnjëherë të mos vdes në mendjen e të rinjve të Shkupit e të Maqedonisë” pohoj Fitim Kryeziu, kryetarë i OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”.

Edhe kryefamiljari i kësaj shtëpie shprehi kënaqësinë dhe gjestin e të kësaj organizate që u ka rënë ndërmend që ta vizitojnë familjen e tij, dhe se paku për disa çaste ta ndajnë dhimbjen bashkë me ta.

“Ishte një vizitë e pa pritur dhe e befasishme, jam shumë i kënaqur që dhimbjen e shtëpisë sonë e ndamë me këto djem të cilët dinë ta vlerësojnë veprën e djalit tim, dhe nuk e harrojnë shtëpinë tonë”, pohoj Xhevahir Jashari.    

Lajme të ngjashme

Back to top button