Ivanov dy herë e falë të njëjtin të burgosur (DOKUMENT)

Ditë më parë pasi që kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, tha se në Maqedoni janë të mundshme sulmet terroriste, ai ka falur të dënuar për armëmbajtje pa leje, njofton Portalb.

Për të qenë skandali edhe më i madh, të dënuarin, kryetari e ka falur për së dyti herë, edhe atë me rastin e festës nacionale “Ilinden”.

Vjet, i dënuari në fjalë është falur nga Ivanov për gjashtë muaj, aq sa për të ka nënshkruar edhe për sivjet. Nga kabineti i kryetarit nuk flet askush.

Telma, ka kërkuar sqarim në lidhje me atë se si është e mundur që kryetari, çdo vit, personit të njëjtë t’ia ulë dënimin dhe për atë se kush ka propozuar që i dënuari të falet, por nga kabineti i Ivanovit nuk kanë dhënë përgjigje.

Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski, ka thënë se të dënuarin e njeh, por “nuk i kujtohet se për çfarë dhe sa është dënuar”.

Dënimet në Maqedoni, për armëmbajtje pa leje janë një ndër më të ashprave dhe lëvizin nga 1 deri në 10 vjet burg, por edhe më shumë nëse arma përdoret për akt terrorizmi.

Ivanov edhe vjet vazhdimisht ka paralajmëruar dhe ka mbajtur fjalime se Maqedonia është në rrugën e terrorizmit dhe kërcënimit global nga sulmet terroriste, ndërkaq listat e të dënuarve të falur janë përplot me emra të cilët kanë dosje të rëndë, për dhunë, tregti me armë, fajde, persona që kanë poseduar armë dhe kanë vrarë.

Lista më e re e të falurve, zbulon se presidenti e vazhdon praktikën për falje të personave që janë të dënuar për armë edhe pse sipas Kodit Penal në pjesën e dënimeve u korrigjua me sanksione më të ashpra për posedim, tregti ose përdorim të armëve.

Gjithashtu, Ivanov, këtë herë nuk ka falur asnjë grua të cilat janë të dënuara. /Portalb

Ivanov - falje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button