fbpx

Shpëtim Duro sjell Sulçen te Shkëndija

Salvador Sulçe nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për gjysmën e mbetur të këtij sezoni futbollistik. Mesfushori, i cili është një prodhim i akademisë së kuqe, gjatë ditës së djeshme ka marrë përfundimisht edhe dokumentacionin nga klubi. 

Burime pranë tij bëjnë me dije se destinacioni i lojtarit është pikërisht skuadra e Shkëndijës së Tetovës, ku trajner është Shpëtim Duro, i cili ka besuar te lojtari kur drejtonte Partizanin, shkruan e përditshmja sportive shqiptare “Sportekspres”. 

Gjatë këtij sezoni Sulçe nuk ka arritur të gjejë hapësira në skuadrën e drejtuar nga Lika, duke qëndruar më shumë në tribunë.

Ndryshe, skuadra e Shkëndijës me përgatitje pritet të fillojë me 14 janar e cila përfshin fazën e parë. Faza e dytë e përgatitjeve parashihet të zhvillohet në fillim të muajit shkurt, ndërsa paralajmërimetjanë  se do të zhvillohet në bregdetin e Turqisë, Belek në afërsi të Antalisë. Ky komplekst sportiv në Turqi vizitohet nga shume skuadra të ndryshme evropiane, ku pritet që edhe Shkëndija të zhvillojë ndeshje kontrolluese. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button