FRODEM: Në vend të pastruar, fituam listë ndërlikuar zgjedhore

“Të gjithë anëtarët e Komisioni Shtetëror Zgjedhore janë nën kontroll të plotë të partive të cilët i kanë propozuar ose i kanë përkrahur”, vlerësojnë nga partia FRODEM, njofton Portalb.

“Pse pastrimi i Listës Zgjedhore në vend të operacionit rutinor dhe teknik u bë operacion politik? Ushtarët partiak – anëtarët e KSHZ-së, a kanë marrë më parë udhëzime dhe urdhra nga përkrahësit e tyre partiak, duke pasur parasysh faktin se dikush duhet të na tregojë se a ka dikush të drejtë të votojë apo jo? Si është e mundur që pas zbatimit të kontrollit dhe krahasimit të kryqëzuar të listave nga  bazat, ku si rezultat u fshinë disa persona të vdekur, si dhe pasi u fshinë votuesit e Pustecit, numri i votuesve në mënyrë drastike është rritur? A është ky operacion për pastrimin e listës zgjedhore apo për ndërlikimin e saj? Kush do të mbajë përgjegjësi”, pyet partia FRODEM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button