Ndërkombëtarët kushtëzojnë datën e zgjedhjeve

Ndërkombëtarët janë duke kërkuar fillimisht një garancë nga liderët e partive kryesore kosovare për të marrë një vendim mbi vazhdimin e mandatit të misionit EULEX dhe marrjen e vendimit për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e Luftës, që njihet edhe si Tribunali për krimet e UÇK-së, dhe më pastaj të merren vesh për zgjedhjet nacionale.

Me marrjen e këtyre vendimeve, lidershipi kosovar mund të vendos për datën e zgjedhjeve, shkruan gazeta “Tribuna”.

Për këtë ujdi, lidershipi politik i Kosovës, përjashto këtu liderin e Vetëvendosjes, pritet që të mblidhen në javën e ardhshme ku të pranishëm do të jenë ambasadorë të vendeve të “Quinitit”. /Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button