Bayerni i gëzohet mungesës së Van Persie
Manchester United ka marrë dy lajme jo të mira në ditën e sotme. Pas konfirmimit se Bayern Munchen është kundërshtari i radhës në Champions League, skuadra e madhe angleze ka marrë lajmin se Robin Van Persie do të jetë jashtë fushave 4 deri në 6 javë.
Kjo do të thotë se Van Persie do të humbas dy ndeshjet ndaj Bayern Munchen. Pikërisht Van Persie i siguroi çerekfinalen Unitedit me tre 3 golat e tij ndaj Olimpiakosit.