fbpx

Terroristët e krishterë skllavërojnë gratë muslimane

Që nga zgjedhja e presidentit të ri, i cili është i krishterë, dhuna ndaj muslimanëve është rritur. Ata akuzojnë gjithashtu forcat franceze se kanë qenë të njëanshëm kundër tyre pasi bënë çarmatosjen e milicive muslimane, duke i lënë ata të pambrojtur përballë bandave të krishtere.
Më pak se një mijë muslimanë kanë mbetur në Bangui, shumë prej tyre kanë kërkuar strehim në një kishë lokale nën mbrojtjen e një prifti në Carnot, në perëndim të vendit.

Një grup i vogël i paqëruajtësve të Bashkimit Afrikan po ruan kishën, por ata nuk janë aq të fortë sa për të shmangur sulmet nga terroristët e krishterë, të cilët kanë kërcënuar se do të sulmojnë kishën dhe do të vrasin të gjithë brenda saj, duke përfshirë edhe vetë priftin.

Shumë prej muslimanëve mezi shpëtuan jetën e tyre, duke humbur më të dashurit, pasi të krishterët bastisën fshatrat e tyre dhe i detyruan ata të largohen.
Gazetari i BBC, Tim Whewell ka bërë regjistrimin e incidenteve ku terroristët e krishterë i skllavërojnë gratë muslimane.

Nuk është e qartë se sa muslimanë janë vrarë saktësisht, por kjo shifër është vlerësuar të jetë me mijëra, ndërkohë që mijëra të tjerë kanë qenë të detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinje./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button