Maqedoni, lirohet çmimi i ngrohjes qendrore

Ngrohja qendrore prej 1 gushtit do të lirohet, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Siç kumtoi sot kryetari i KRRE-­së Dimitar Petrov, çmimi i furnizuesit më të madh BEG zvogëlohet për 10,93  përqind, të Shkup­Veri për katër  përqind, të ELEM Energjetikë te shfrytëzuesit të cilët kanë matës për 11,59  përqind, ndërsa te ata që paguajnë për një metër katror për 9,5  përqind. Shfrytëzuesit e shkyqyr të ngrohjes qendrore kanë fatura më të ulta për 2,67  përqind, respektivisht në vend të 546 denarë si deri tani, do të paguajnë 532 denarë.

“Çmimi në mënyrë drastike i gazit natyror dhe harxhimet e zvogëluara operative të kompanive janë shkaqet kyçe për lirimin e ngrohjes qendrore”, tha Petrov. Sipas llogarive, me zvogëlimin e tanishëm të çmimit, llogaritë për ngrohje qendrore për një banesë prej 50 metra katrorë janë 20.815 denarë në nivel vjetor, në vend të 23.638 denarë. Kryetari i KRRE­së informoi se barazimi i llogarive më nuk do të jetë dy herë bnë vit, por vetëm një herë në maj, qershor dhe korrik. Më nuk do të ketë barazim në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button