Takohen motrat kosovare pas 40 vjetësh

Jetonin larg njëra-tjetrës, pasi jeta i kishte ndarë dy motrat e rritura pa prindër, duke e dërguar njërën në Novi Pazar e tjetrën në Prizren. Pas 40 vjetësh ato u ribashkuan, Nailja 74 vjeçare e mirëpriti të motrën në shtëpinë e saj në Vllashë të Prizrenit.

Ndonëse e pasigurt që të qëndrojë në këmbë të veta, 74 vjeçarja po insiston që ta pres jashtë mysafiren që i erdhi. E përballja me të, ishte fortë e ndjeshme.

Kimeta Colic, që është për 3 vjet më e moçme se Nailja erdhi, nga Novi Pazari.

Meqë kishte probleme me të folur, e reja e Nailes tregon se si ajo tërë ditën kishte kërcyer e kënduar nga gëzimi.

Kontaktet me të motrën, Kimetja i kishte humbur, pasi që burri i pati vdekur moti, e kjo nuk kishte mbetur pa dikë që e ndihmon.

Ajo tha se ishte munduar ta gjente të motrën, por nuk kishte gjetur ndihmë derisa i janë rritur fëmijët. Ajo shtoi se kishte shumë emocione dhe ndihej shumë mirë.

Nailja dhe Kimetja janë të vetmit fëmijë nga prindërit e tyre. E ribashkimin e tyre pas dyzet vitesh e mundësoi djali i Nailes, i cili përmes rrjetit social Facebook kishte rënë në kontakt me nipërit e tezes në Novi Pazar.

E vajza e Nailes e cila me zor mban lotët thotë se kjo ditë është e pa harruar për familjen.

E Kimetja ,që te motra erdhi me vajzën e tre djemtë, është kujdesur që për këtë ribashkim të sjell edhe shumë dhurata./Klan Kosova

Lajme të ngjashme

Back to top button