fbpx

Gaga me stil të ri ekscentrik

Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga është fotografuar sot me stilin e saj të ri duke shkuar për të dhënë një intervistë. Ashtu si gjithmonë me pamjen e saj ekscentrike ka lënë gojë hapur publikun. Gaga emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, u shfaq me një kostum të zi, këpucë me platformë shumë të lartë, dhe një paruke të gjatë platin.

Në intervistën e dhenë këngëtarja ka folur për klipin e saj të ri të quajtur G.U.Y. Mesa duket në ketë këngë , ajo ka preferuar që të kërcejë dhe të mos shfaqet e vetme, por me disa balerinë. “Kemi punuar shumë për këtë këngë dhe mund të themi se ja kemi dale mbanë ka thënë ajo.”

“Por përveçse jemi argëtuar mbi të gjitha jemi kënaqur shumë dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kemi arritur që të ndërthurim punën me kënaqësinë.” U shpreh Lady Gaga. Për sa i përket fansave ajo pohoi “Arsyeja përse unë I dua fansat e mi, është sepse ata më pranojnë për këtë që jam. Në ketë mënyrë unë kam mundësi që të shpreh gjithçka që ndjej dhe mendoj.”

Lajme të ngjashme

Back to top button