Gostivar, u inaugurua rruga e asfaltuar në Banjicë të Poshtme

Rruga në një nga mëhallët e fshatit Banjicë të Poshtme është asfaltuar plotësisht. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe banorët e fshatit, inauguruan asfaltimin e rrugës pas 25 vitesh që se ky lokalitet ka filluar të popullohet.

“Mëhalla ku ndodhemi është një nga mëhallët më të vjetra të fshatit e populluar me banorë, prandaj ishte e nevojshme të bëhet rregullimi i rrugës.  Gjatësia e rrugës është rreth 300 metra, gjerësia 4 metra kurse sipërfaqja e përgjithshme e asfaltuar është 12 mijë metra katrorë. Vlera e investimit është mbi 1 milion e 500 mijë denarë apo rreth 25 mijë euro. Kemi bërë shumë punë dhe shumë punë na presin, që të krijojmë kushte dhe standarde jetësore për qytetarët tanë, të njëjtë ma kushtet dhe standardet e shoqërive të shteteve të Bashkësisë Evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uroj që kjo rrugë tu shërben banorëve të Banjicës së Poshtme për punë të mira dhe me bereqet”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button