Jurgen Klopp i “kënaqur”: Ishte short pozitiv

Borussia Dortmund gjen në çerekfinale një kundërshtar të njohur. Reali i Madridit është skuadra që i hapi rrugë ekipit të Klopp në gjysmëfinalen e sezonit të shkuar dhe tekniku gjerman e fillon komentin pas shortit pikërisht me këtë detaj.

“Mund të them se është një short pozitiv. Ashtu siç ka ndodhur edhe sezonin e shkuar, ne përballemi sërish me ta. Do të jenë dy përballje spektakolare me atmosferë të ndezur”.

Për Klopp, fakti që janë sërish madrilenët ata që do t’i sfidojnë në Champions League, nuk përbën asnjë problem, transmeton Supersport.

“E presim me krahë hapur sfidën dyshe dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që kemi për t’u kualifikuar. Fakti që ndeshjen e parë e luajmë në Madrid mund të jetë një avantazh për ne”.

Nga ky short nuk ka asnjë pakënaqësi edhe drejtori sportiv i skuadrës, Hans-Joachim Watzke. Ai theksoi se Borussia e Dortmundit u ndesh plot 4 herë sezonin e shkuar me Realin, por kjo gjë nuk duhet t’i vendosë aspak nën presion nën presion nënkampionët e Europës.

Në gjysmëfinalen e një viti më parë, Borussia Dortmund fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 4-1, ndërsa në takimin e kthimit madrilenët triumfuan 2-0 por nuk arritën të kualifikoheshin për në finalen e Wembley-t.

Lajme të ngjashme

Back to top button