fbpx

Vulin u tregon izraelitëve për tezën e “Jerusalemit të serbëve”

Aleksandar Vulin në një intervistë për Jerusalem Post thotë se Kosova është “Jerusalemi i Serbëve”. Sipas tij, rajoni kërcënohet nga radikalizmi islamik dhe perëndimi po paraqitet i verbër ndaj kësaj dukurie.

Ministri serb pa Portofol i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, në një intervistë për Jerusalem Post, ka thënë se Kosova paraqet një rëndësi ekonomike, por, sipas tij, para së gjithash ajo është shpirti i Serbisë.

Ai në këtë intervistë ka tentuar që të përhapë tezën serbe se kinse në Ballkan ekziston ekstremizëm islamik dhe se Perëndimi po tregohet i verbër para këtij fenomeni.

“Për mua është e vështirë që të kuptoj se si mund të luftojnë në të gjithë botën kundër Al-Kaedas përveç Ballkanit… Në Siri, sipas disa përqindjeve rreth 300 apo më shumë xhihadistë janë nga Bosnja, Shqipëria dhe Kosova. Nuk kuptoj se si Perëndimi mund të jetë i verbër për këtë ‘efekt anësor’. Kemi pasur përvoja të tilla në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë ku elementet e radikalizmit islamik kërcënojnë stabilitetin rajonal të Ballkanit”.

Ky zyrtar i Qeverisë teknike të Serbisë supozon se situata në Kosovë është mjaftë e rrezikshme, pasi që, ai e quan si “Jerusalemi i Serbisë”.

“Ne nuk mund të ekzistojmë pa serbët e Kosovës. Atje është krijuar kombi ynë. Ne atje kemi pasur shtetin tonë të parë. Vendet më të rëndësishme të besimit tonë gjenden atje. Për këtë arsye e duam më së shumti. Për serbët, ai është Zion. Është e ditur se Kosova ka një rëndësi ekonomike, mirëpo, para së gjithash, ajo është shpirti i kombit tonë”./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button