Dy të vrarë dhe 6 të plagosur në Pejë

Në një incident të armatosur në Pejë, dy persona kanë mbetur të vrarë, kurse 6 të tjerë janë plagosur, bëjnë të ditur burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes.

Vrasjen e dy personave e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se në rastin e gjuajtjes me armë në qytetin e Pejës, kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri nga ta kalimtarë rasti dhe janë plagosur pesë të tjerë, po ashtu kalimtarë rasti.

Ibraj konfirmon se rasti ka ndodhur në orën 15 e 40 në afërsi të “Hotel Gold”, në magjistralen Pejë – Deçan.

Të shtënat, sipas Policisë, kanë ardhur nga një makinë, kurse ende nuk dihen motivet as të dyshuarit e implikuar në këtë rast.

Ibraj ka thënë për KosovaPress, se pas disa minutave, makina e njëjtë, nga e cila dyshohet se janë shkrepur plumbat, është gjetur e djegur në fshatin Pishtanë, komuna e Pejës.

“Makina është gjetur në këtë fshat dhe autoritetet përgjegjëse kanë arritur ta shuajnë zjarrin, me qëllim të mos-humbjes së gjurmëve. Policia e ka aktivizuar një operacion në gjatë kërlkimi në komunat përreth”, ka thënë Ibraj.

Policia nuk bën të ditur emrat e viktimave dhe të plagosurve./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button