Rihanna di si të tërheqë vëmendjen

Kur bëhet fjalë tek përzgjedhja e veshjes për t’u vendosur në qendër të vëmendjes, pak të famshëm dinë ta bëjnë atë më mirë se Rihanna.

26-vjeçarja ‘goditi sërish në shenjë’ me stilin e saj ekstravagant. Në Los Anxheles, bukuroshja nga Barbadosi u fotografua veshur me një fund transparent që nxirrte në pah ngjyrën e të brendshmeve rozë kombinuar me një bluzë të shkurtër ngjyrë të bardhë.

Këngëtarja u fotografua në dalje të një restoranti. Së fundmi përflitet për një lidhje mes saj dhe reperit Drake. Ky i fundit, sipas mediave gossip në Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar Rihanna-s që të shkëpusë përgjithmonë kontaktet me ish-in e saj, Chris Brown për të nisur një ‘lidhje serioze’.   / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button