fbpx

Obama: SHBA-të nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht në Ukrainë

Ndërsa situata në Krime po tensionohet dita-ditës dhe ndërkombëtarët po ushtrojnë presion ndaj Rusisë për të mos e përshkallëzuar më tej konfliktin mes dy vendeve, mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i SHBA-ve ka deklaruar se Amerika nuk ka ndërmend që të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë , duke folur në një intervistë për NBC, ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion diplomatik dhe ekonomik mbi Moskën në lidhje me ndërhyrjen e saj në Ukrainë, por sqaroi se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë me forca të armatosura për të ndihmuar Ukrainën. 

Obama tha se Rusia ka shkelur Të Drejtën Ndërkombëtare dhe sovranitetin e një vendi tjetër, por nuk sqaroi se çfarë do të bëjnë më tepër SHBA-të për të ndihmuar Ukrainën./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button