fbpx

Sulmi terrorist në Turqi, MB: Autorët nuk janë shtetas shqiptarë (VIDEO)

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lajmin se tre shqiptarë kanë kryer një sulm terrorist në Turqi. Sipas MB-së, asnjë nga autorët nuk është nga Shqipëria.

Ministria ka bërë të ditur se, janë shkëmbyer të dhënat përmes oficerit të kontaktit dhe nga verifikimet autorët s’janë shqiptarë nga Shqipëria.

Mediat turke shkruan gabimisht se 3 shqiptarë kryejnë sulm terrorist në Turqi 

Tre shqiptarë janë autorët e një sulmi terrorist që tronditi Turqinë ditën e djeshme. Media turke “Hurriyet” bën të ditur se, ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Nigde, ku një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbetën të plagosur..

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala njoftoi se tre terroristë qëlluan me armë zjarri nga një taksi të cilën e kishin marrë me qira në provincën jugore Hatay.

Në valixhet e lëna nga tre sulmuesit janë gjetur disa granata dore, plumba dhe armë. Sulmuesit qëlluan me armë zjarri kur xhandarmëria turke dhe forcat e policisë tentuan të ndalojnë një makinë në një postbllok pranë qytetit Ulukisla.

Xhandarmëria dhe forcat e operacioneve speciale të policisë u përpoqën të kapnin sulmuesit, por ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një kamion, të cilin e rrëmbyen.

Ministria e Brendshme turke njoftoi se, personi i tretë i vrarë në sulmin terrorist është shoferi i kamionit, që u rrëmbye nga tre autorët. Ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe përplasja tjetër e armatosur me Forcat e Sigurisë, ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar. 

Objektivat e tre sulmuesve, që dyshohen si pjesëtarë të Al-Qaedas ose ë lëvizjes së shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), ende nuk janë identifikuar nga autoritetet turke.

Ndërsa sot në mëngjes mësohet se autorët e këtij sulmi janë arrestuar, në Pozant, pasi kishin dalë të blinin bukë në një dyqan gjatë lutjes së mëngjesit.

Policia ka sekuestruar si prova materiale disa municione ushtarake si armë kallashnikov, granata dore dhe disa armë të tjera, ndërsa po kërkohet sërish, edhe me ndihmën e helikopterëve, për një tjetër person të dyshuar se ka lidhje me ta./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button